Të paktën 20 persona të vdekur nga dy sulme në Afganistan
Të paktën 15 anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë më 11 qershor, si pasojë e një sulmi të militantëve talibanë në provincën veriore, Kunduz, kanë njoftuar zyrtarët afganë.
Anëtari i Këshillit të provincës, Aminullah Ayaddin, ka thënë se sulmi në distriktin Qala-e Zal, ka ndodhur pasi ushtarët kanë qenë duke ngrënë ushqim në kohën e syfyrit.
Në mesin e personave të vrarë janë dhjetë ushtarë dhe pesë policë.
Në të njëjtën kohë është sulmuar edhe kryeqyteti i provincës lindore Nangarhar, ndonëse detajet nuk janë bërë të ditura, raporton “Rel”.
Sulmi duket se kanë pasur cak, Departamentin e Edukimit në Jalalabad, kanë thënë zyrtarët.
Në provincën lindore Ghazni, një bombë rrugore ka lënë të vdekur gjashtë persona, ka njoftuar një zyrtar lokal.
Zëdhënësi i kësaj province, Arif Noori, ka thënë se gra dhe fëmijë kanë qenë në mesin e të vdekurve pas shpërthimit.