Të paktën 24 persona kanë vdekur pas një shpërthimi në Meksikë
Një seri e shpërthimeve në një depo të fishekzjarrëve në Meksikë ka lënë të vdekur të paktën 24 persona dhe ka plagosur më shumë se 40 të tjerë.
Shpërthimet më të mëdha kanë ndodhur pasi kanë arritur ekipet e emergjencës në Tultpec.
Autoritetet kanë thënë se katër zjarrfikës dhe pesë zyrtarë policorë janë në mesin e viktimave në këtë shpërthim.
Ky qytet, që gjendet 30 kilometra larg Meksiko Sitit, është i njohur si kryeqyteti i mjeteve piroteknike në këtë shtet.
Tultpec po ashtu njihet edhe për organizimin e festivalit kombëtar të produkteve piroteknike.
Ministri i Brendshëm meksikan, Alejandro Ozuna, ka bërë thirrje për “kontrollim të plotë” të lejeve për organizim të ngjarjeve pas shpërthimit, duke thënë se prodhimi “duhet të përmirësohet” për sigurinë e njerëzve. (Rel)