Të paktën 26 persona të vdekur si pasojë e vërshimeve në Pakistan
21 shkurt 2019
| 14:29
Zyrtarët në Pakistan kanë njoftuar se 26 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë zonën jugperëndimore të këtij shteti.
Autoriteti për Menaxhimin e Katastrofave në këtë provincë ka thënë se 14 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në provincën Khyber Pakhtunkhwa, që gjendet në kufi me Afganistanin.
Në qendër të Pakistanit, nëntë persona janë vrarë në tri incidente të ndara të lidhura me reshjet e mëdha të shiut në qytetin Multan.
Sipas këtij Autoriteti tre persona të tjerë janë vrarë në fshatrat afër qytetit Lasbella, dhe 200 familje tjera janë prekur nga vërshimet.
Shirat e furishëm zakonisht shkaktojnë rrëshqitje të dheut në Pakistan. /Rel/