Të paktën 30 migrantë të vdekur pas përmbytjes së një varke në jug të Italisë
26 shkurt 2023
| 10:47
Të paktën 30 persona kanë vdekur pas përmbytjes së një varke me migrantë në rajonin e Kalabrisë në Itali, kanë raportuar agjencitë italiane të lajmeve të dielën.
Trupat e 27 personave janë gjetur në brigje dhe të tjerë janë parë në det, sipas këtyre agjencive.
Besohet që më shumë se 100 persona kanë qenë në varkë, dhe rreth 50 janë shpëtuar.
Varka, e cila ka qenë me migantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, besohet se është përplasur në shkëmbinj detarë gjatë motit të lig.
Garda bregdetare italiane nuk e ka komentuar ende këtë situatë.