Të paktën 32 persona vdesin në burgun e Taxhikistanit
Ministria e Drejtësisë së Taxhikistanit, ka thënë se tre zyrtarë të sigurimit dhe 29 të burgosur kanë vdekur gjatë një revolte që ka ndodhur në burgun e sigurisë më të lartë në këtë shtet.
Revolta ka shpërthyer më 19 maj në qytetin Vahdat, rreth 25 kilometra në lindje të kryeqytetit, Dushanbe, pas militantët e dënuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) kanë vrarë me thika tre zyrtarë të sigurisë dhe pesë të burgosur tjerë.
“Të burgosurit e revoltuar janë vrarë kur autoritetet kanë marrë masa për të stabilizuar situatën”, ka thënë ministria përmes një deklarate, pa dhënë detaje shtesë.
Në deklaratë është thënë edhe se situata është nën kontroll dhe se kanë nisur hetimet.
Gratë e disa të burgosurve që kanë qenë në një tjetër bllok për vizita, kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna rreth 30 minuta.
Banorët e këtij qyteti po ashtu kanë thënë të kenë parë shumë vetura të policisë dhe shërbimeve spitalore afër burgut.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe muaj më parë në një tjetër burg të këtij shteti.
Burime qeveritare i patën thënë “Radios Evropa e Lirë” në atë kohë, se të mbështetësit e dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik, që janë dënuar për ekstremizëm dhe terrorizëm, kanë qenë mbrapa këtij sulmi.