Të paktën 34 të vdekur në një aksident rrugor në Algjeri
Tridhjetë e katër persona u vranë dhe 12 u plagosën kur një autobus dhe kamionçinë u përplasën në një autostradë në jug të Algjerisë, duke shkaktuar një zjarr të madh, tha shërbimi algjerian i Mbrojtjes Civile.
Përplasja, e cila ndodhi në provincën Tamanrasset në shkretëtirën e Saharasë, rezultoi që të dy automjetet të përfshiheshin nga flakët, sipas shërbimit të mbrojtjes civile. Të gjithë pasagjerët u kapën nga flakët, thuhet në një deklaratë. Shkaku i aksidentit është duke u hetuar.
Nga përplasja ana e shoferit të kamionit është shtypur.
Përplasja erdhi rreth dy javë pasi një tjetër aksident me autobus la tetë persona të vdekur dhe 17 të plagosur në Bordj Bou Arréridj në Algjerinë veriore.
Më shumë se 300 njerëz vdiqën në të gjithë Algjerinë në mbi 11,000 aksidente trafiku vetëm midis 1 majit dhe 11 korrikut, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve APS në fillim të këtij muaji.