Të paktën 45 të vrarë në sulmin ajror izraelit në Rafah
27 maj 2024
| 15:23
Të paktën 45 palestinezë janë vrarë në sulmin izraelit në një kamp në qytetin jugor të Rafah, ka thënë Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi.
Shifra përfshinë të paktën 23 gra, fëmijë dhe të moshuar.
Ministria ka thënë gjithashtu se numri i përgjithshëm i njerëzve që janë konfirmuar të vdekur nga ofensiva ushtarake e Izraelit është rritur në të paktën 36 050, me 81 026 të plagosur, shkruan “Skynews”.