Të paktën 60 persona vdesin si pasojë e zjarrit në një spital në Irak

13 korrik 2021 | 10:08

Më shumë se 60 persona kanë vdekur në Irak, pas shpërthimit të zjarrit në një department spitali për pacientë me koronavirus.

Shpërthimi në spitalin Al-Huseein, në qytetin jugor Nasiriya, është vënë nën kontroll në orët e vona të së hënës.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, mirëpo raportimet fillestare sugjerojnë se ka nisur pas shpërthimit të një cilindri me oksigjen.

Kryeministri irakian Mustafa al-Kadhemi, ka urdhëruar arrestimin e drejtorit të spitalit.

Familjarët e pacientëve kanë protestuar jashtë ndërtesës.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për përleshje me policinë dhe se dy makina policore janë përfshirë nga flakët.

Departamenti i ri ka pasur hapësirë për 70 shtretër dhe është ndërtuar vetëm tre muaj më parë, kanë thënë zyrtarë shëndetësorë për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Në muajin prill, shpërthimi i një cilindri me oksigjen ka rezultuar po ashtu me zjarr, duke lënë të vdekur 82 persona në Bagdad.

Ministri i Shëndetësisë Hassan al-Tamimi, ka dhënë dorëheqje pas atij zjarri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet në Irak kanë regjistruar 1.4 milion persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, mbi 17,000 pacientë kanë vdekur./ REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë së hënës është rritur numri i rasteve të dyshuara…