Të paktën 70 të vrarë në një sulm të dyshuar kimik në Duma të Sirisë
08 prill 2018
| 11:44
Të paktën 70 persona kanë vdekur pas një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian Duma, që gjendet në enklavën e Gutas Lindore, kanë njoftuar organizatat mjekësore dhe ekipet vullnetare të shpëtimit.
Ekipi vullnetar i shpëtimit “Helmetat e Bardha” kanë publikuar imazhe të viktimave.
Ky grup thotë se numri i viktimave mund të rritet, transmeton “BBC”.