Të paktën 72 persona vdesin si pasojë e vërshimeve në Afganistan
Vërshimet e mëdha që janë krijuar si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, kanë lënë të vdekur të paktën 72 persona dhe kanë shkatërruar qindra shtëpi në Afganistan, kanë thënë zyrtarët shtetërorë.
Shumë gra dhe fëmijë kanë qenë në mesin e të vdekurve në qytetin, i cili është dëmtuar nga moti i ligë, ka thënë Ministria për Menaxhimin e Katastrofave.
Në deklaratë është thënë se të paktën 300 shtëpi janë shkatërruar në Charikar, kryeqytetin e provincës, Parvan, rreth 60 kilometra në veri të Kabulit.
Në orët e para të mëngjesit, Qasim Sangin, mjek në spitalin e këtij qyteti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të paktën 20 trupa janë dërguar në spital.
Numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë persona janë zhdukur.
Nën-presidenti, Amrullah Saleh ka thënë se një ekip i zyrtarëve qeveritarë do të shkojë në Parvan për t’iu ndihmuar autoriteteteve në vlerësimin e dëmit./rel/