Të paktën pesë të vdekur në një lokal të komunitetit LGBTQ+ në SHBA
20 nëntor 2022
| 16:51
Sipas mediave amerikane, si pasoje e të shtënave me armë zjarri, në një lokal të komunitetit LGBTQ+ kanë vdekur të paktën pesë persona dhe 18 të tjerë janë plagosur.
Të shtënat ndodhën në një lokal në Kolorado Springs, në shtetin amerikan të Kolorados.
Sipas policisë, sulmuesi është arrestuar, raporton Rel.
Ende nuk dihen motivet e sulmit.
“Ne jemi të pikëlluar nga ky sulm ndaj komunitetit tonë. Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjitha viktimat, familjet dhe miqtë e tyre”, thuhet në njoftimin e faqes së lokatit Club Q Colorado Springs, aty ku ndodhi sulmi.