Të paktën tetë persona të vdekur pas të shtënave në Kazan

11 maj 2021 | 14:11

Raportimet nga Kazani, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit në Rusi, kanë bërë të ditur se të paktën tetë persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe shpërthimit në një shkollë.

Në mesin e viktimave ka fëmijë dhe një mësuese.

Shërbimi për media i Tatarstanit ka thënë se një mësuese dhe shtatë persona janë vrarë në sulmin në Shkollën me numër 175.

Ministria e Brendshme për këtë republikë ka shtuar se 21 persona janë plagosur në incident, duke përfshirë gjashtë fëmijë që janë dërguar në kujdes intensiv, raporton “Rel”.

Ministria e brendshme e këtij rajoni ka thënë se sulmi është kryer nga një 19-vjeçar, i cili është zënë.

Në raportimet e mëhershme është thënë se të paktën kanë qenë dy sulmues.

Zona është rrethuar nga zyrtarë për zbatim të ligjit derisa nxënësit bashkë me mësuesit janë duke u evakuuar përmes dritareve.

Shkolla, me lokacion në rrugën Dzhaudat Faizi, ka më shumë se 1 000 nxënës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Zvicrës, Thomas…