Të palumtur me 275 euro pagë, punëtorët teknik të Kuvendit paralajmrojnë grevë

07 korrik 2024 | 16:01

Punëtorët teknik në Kuvendin e Kosovës, kanë paralajmëruar veprime sindikale në rast se nuk merret parasysh kërkesa e tyre për rritje të pagave.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Në shkresën që Azemi i ka drejtuar Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës, thuhet se punëtorët teknik marrin pagë prej 275 euro.

“Ne punëtorët teknik në Parlamentin e Kosovës që juve ju krijojmë kushte për punë të përditshme, ose ankohuni në punën tonë, ose na mbështetni në kërkesën për rritje të pagave tona sepse nga java e ardhshme ne nuk do të ju ofrojmë shërbimet tona me pagat që i marrim nga 275 euro.

Nga e marta fillojmë me veprimet tona sindikale konfrom ligjit mbi grevat, andaj nëse doni reagoni është edhe në interesin e juaj”, thuhet në shkresën drejtuar Grupeve Parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një i mitur në veri për nxitje të…