Të pasurit do të paguajnë më shumë taksa në ShBA, Bideni nënshkruan vendimin

17 gusht 2022 | 08:30

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka nënshkruar një projektligj prej 700 miliardë dollarësh, që synon t’i luftojë ndryshimet klimatike dhe kostot e kujdesit shëndetësor duke rritur taksat kryesisht për të pasurit.

Projektligji përfshin masat për ta ulur çmimin e barnave me recetë.

Sipas një zyrtari të administratës së Bidenit, projektligji mund të japë një shtysë përpara zgjedhjeve afatmesme.

Votuesit që do të votojnë në nëntor do të vendosin nëse demokratët e Bidenit do ta mbajnë kontrollin e Kongresit edhe për dy vjet të tjera.

Presidenti e përshëndeti projektligjin, ndërsa e nënshkroi të martën si “pjesa e fundit” e agjendës së tij të brendshme, shkruan BBC.

Projektligji, i quajtur “Akti i reduktimit të inflacionit”, është një arritje e madhe legjislative për demokratët ku përfshihet paketa më e madhe klimatike në historinë e ShBA-së dhe bëhet menjëherë një nga elementët kyç të presidencës së tij dyvjeçare.

Ajo kaloi në votim në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin javën e kaluar me mbështetjen e çdo demokrati, por të asnjë republikani.

Në këtë paketë përfshihen masa të dizajnuara për t’i mbështetur alternativat e energjisë me emetim të ulët dhe për t’u ulur emetimet e gazrave serrë, si dhe për t’i ulur çmimet e barnave me recetë dhe për të rritur taksat ndaj korporatave dhe të pasurve.

Legjislacioni do të mbledhë rreth 700 miliardë dollarë nëpërmjet rritjes së taksave të korporatave dhe kursimeve të barnave me recetë dhe do të shpenzojë rreth 400 miliardë dollarë për energjinë e pastër dhe dispozitat e kujdesit shëndetësor.

Bideni u kthye nga pushimet për ta nënshkruar projektligjin, i cili u miratua sipas linjave partiake pa asnjë mbështetje nga republikanët e opozitës./abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në rrjetin social…