Të penduar pas 30 viteve, hajdutët kthejnë këmbanat në kishat e Ersekës

16 qershor 2022 | 21:54

Në 1992, këmbana e Kishës së Shën Kollit në Rehovë u vodh dhe asnjëherë më pas nuk u gjend.

Ditët e fundit është duke u ndërtuar kisha e Shën Thanasit, në të njëjtin fshat, ndërkohë që para pak ditësh punëtorët kanë gjetur pikërisht këmbanën e vjedhur para 30 vitesh.

Njëkohësisht, “të penduarit” kanë kthyer edhe këmbanën e Kishës së Shën Mërisë, kishë kjo në Gostivisht.

Të dyja janë lënë në mes të Kishës së Shën Thanasit, që po ndërtohet gjatë rrugës së Rehovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka treguar se është liruar,…