Të përbashkuar në Gjakovë
13 qershor 2023
| 18:43
Ky është rendi i ditës nga mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që do të mbahet nesër më 14 qershor 2023 (e mërkure), në Gjakovë.
Takimet zyrtare nisin në orën 11:00 me mbërritjen e delegacionit të qeverisë shqiptare në krye me Edi Ramën.
Pas himneve të dy shteteve në orën 11:30 do të nisë edhe hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, me logon “Të përbashkuar në Gjakovë”.