Të plagosurit në Prizren janë babë e bir, pronarë të argjendarisë
15 nëntor 2021
| 19:54
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një tentim-grabitjeje në Prizren. Të plagosurit dyshohet se janë babë e bir, pronarë të argjendarisë ku ndodhi tentim-grabitja e armatosur.
Sipas policisë, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Sipas informacioneve të plagosurit dyshohet se janë babë e djalë, pronarë të argjendarisë, por janë jashtë rrezikut për jetë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjendari. Të dyshuar janë rreth 3 persona te armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Osmanollaj.
Të dyshuarit ndodhen në arrati.