TE PRAGU I SHTËPISË

13 janar 2022 | 22:16

Teuta Haxhimusa-Çerkini

Nanë, mos qaj

Do të kthehem, të premtoj

Do ta sjell me vete lirinë

I buzëqeshur kthehu kokën, djaloshi dhe shikoi me mallë shtëpinë!

E di se ti e mban fjalën, o bir

Qofsh drita e lirisë, o çlirimtar

E puthi në ballë lamtumirë

Fshehtas ii fshiu lotët, me cepin e shamisë!

Pas dy dekadash, te pragu i shtëpisë të dy u ndanë sërish

Nanë, mos qaj

Do të kthehem, të lutem më prit

Sa ta mbroj emrin e lirisë

I buzëqeshur kthehu kokën dhe shikoi me malll shtëpinë!

E di se ti e mban fjalën, o bir

Dalësh faqebardhë, e puthi në ballë

Lotët u degëzuan rrudhave të fytyrës së saj

E gjoksi i digjej zjarr!

Stinët u ndërruan

Bora e bardhë si shpirti i  nanës ra qetësisht

Birin e sollën te varri i saj

Lotët shkrinë akullin për rreth

Nanë, prehu e qetë, u gjunjëzua

Ti e di se besën unë e mbaj

Të betohem, do të kthehem faqebardhë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasje e ashpër është zhvilluar mes ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali…