Të pranoj vetëm të gjallë

20 shkurt 2022 | 09:01

Përktheu dhe përgatiti për botim: Bajram Karabolli

***

Në një letër, drejtuar mikut të saj, shkrimtarit argjentinas, Julio Cortázar, poetja argjentinase, Alejandra Pizarnik, midis të tjerave, i shkruante:

“Kam dy muaj që jam në spital. Shpërmendje dhe më pas tentativa për vetëvrasje – e cila dështoi…”

***

Ja si i përgjigjet e Kortazari:

Paris, 9 shtator 1971 

E dashura ime: Letra juaj e korrikut më erdhi në shtator, shpresoj që tashmë të jesh kthyer në shtëpi. Ne kemi sëmundje të përbashkëta, edhe pse për arsye të ndryshme; e imja është shumë banale, një aksident automobilistik që do të ndodhte. Por ti, ti a e kupton vërtet se çfarë po më shkruan? Po, sigurisht, e kupton, e megjithatë nuk të pranoj ashtu, nuk të dua ashtu, unë të dua gjallë, o budallaçkë, dhe kupto se po të flas me gjuhën e vetë dashurisë dhe të besimit – dhe gjithçka, dreqi ta hajë, është në anën e jetës dhe jo të vdekjes.

Të pranoj vetëm të gjallë, të dua, vetëm të dua, Alehandra […]

***

Një vit më vonë, Alehandra Pizarnik vrau veten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Sarah Bernhardt Përktheu dhe përgatiti për botim: Fadil Bajraj…