Të prekurve nga tërmeti në Turqi u sigurohet transport falas për të votuar
Të evakuuarit nga zona e tërmetit të Turqisë u kthyen në provincat e tyre nga të gjitha anët e vendit për të votuar, raportoi Andrew Wilks i Al Jazeera.
Në Kirikkale të Anadollit qendror, Aziz Duru u nis me autobus herët të dielën për në provincën e tij të lindjes, Malatya për të hedhur votën e tij, një udhëtim prej 280 miljesh (450 km).
“Po shkoj sepse mendoj se duhet të kryej si detyrë kombëtare”, tha ai për agjencinë private të lajmeve Ilhas.
“Do të shkoj sot dhe do të kthehem pas votimit në mëngjes”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Zëvendësguvernatori i Kirikkale, Ahmet Sait Kurnaz tha se rreth 300 viktimave të tërmetit u është ofruar transport falas nga agjencia e fatkeqësive AFAD, për t’u kthyer në qytetet dhe fshatrat e tyre për të votuar.