Të premten dhe të shtunën dezinsektohen hapësirat publike në Drenas dhe Komoran
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, të premten dhe të shtunën në mbrëmje do të fillojë implementimin e projektit për dezinsektimin e qendrës së qytetit në Drenas dhe qendrës së Komoranit.
Ky projekt do të realizohet nga kompania e kontraktuar nga kjo drejtori dhe është në kuadër të projektit të intervenimeve emergjente.
Dezinsektimi i qendrës së qytetit në Drenas do të fillon të premten prej orës 20:00, ndërsa i asaj të Komoranit të shtunën duke filluar nga ora 20:00.
Me këtë rast, Komuna e Drenasit ka ftuar të të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos dalin në shëtitje në hapësirat publike (shesh, parkingje, trotuare etj ) në këto orë kur edhe bëhet dezinsektimi dhe të mbyllin dritaret e shtëpive dhe banesave.
“Ndërsa të gjithë bletarët këshillohen që të mos lëshojnë bletët e tyre dy ditë pas dezinfektimit”, është thënë në njoftimin e Komunës së Drenasit.
/Epoka e re/