Të premten ftohet për intervistim ambasadori Berishaj, dështon mbledhje e Komisionit Hetimor për energjinë
Ka dështuat të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në të cilën është pritur që të diskutohet dinamika e zbatimit të planit të veprimit të këtij komisioni.
Kryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj, ka thënë se kjo është hera e dytë që LV-ja nuk është duke marr pjesë në mbledhje për të vetmin qëllim sipas tij, për ta penguar punën e komisionit.
“Është hera e dytë që LV-ja është duke e bojkotuar takimin, herën e parë ka ndodhur para dhjetë ditëve dhe nuk kam marr arsyeje ndërsa sot kam marr arsyeje, këto arsyeje nuk qëndrojnë, këto janë arsyeje që vetëm me penguar punën e këtij komisioni. Unë e shoh si përpjeke dhe tendencë për ta penguar punën e këtij Komisioni”, ka thënë ai.
Më tutje, Selamnaj ka bërë me dije se mbledhja e radhës do të mbahet të premten ku do të intervistohet ambasadori Martin Berishaj.
“Unë po e thërras mbledhjen për të premten, në orën 11:00 me vetëm një të intervistuar. Ai është ambasadori Martin Berishaj”.
“Ndërkohë qëllimi im ka qenë që njerëzit që duhet të intervistohet edhe Besim Imeri, udhëheqës i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike që ka pasur nën mandat monitorimin e KEK-ut. Ai është larguar nga kjo detyrë dhe arsyeja e tij e largimit ka qenë se ai është larguar sepse KEK-u ka fshehur kontrata. Siç duke LV-ja nuk dëshiron që këta dy persona të jenë pjesë e intervistave”, ka thënë ai.