Të premten hapet ekspozita për historikun e suksesit të xhudos së Kosovës

26 mars 2025 | 11:10

Federata e Xhudos e Kosovës (FXhK) ka njoftuar se të premten, më 28.03.2025, do të organizojë ekspozitën “Përpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës”.

Ekspozita hapet në ora 19:00 dhe mbahet në galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Sipas njoftimit, kjo ekspozitë është një udhëtim në historinë e lavdishme të xhudos, të ndërtuar mbi përpjekjet e përditshme shumëvjeçare, me mund dhe dashuri për xhudon dhe Kosovën.

“Ajo është thurje e dimensioneve historike dhe të tanishme; nga përvojat personale te sukseset kolektive, të cilat paraqiten në një përmbledhje imazhesh vizuale. Ekspozita zbulon copëza të një jete kushtuar xhudos, një rrugë të ndërtuar me sakrifica drejt triumfeve të mëdha. Sukseset historike të xhudos bartin emra individualë, dhe nga medaljet e tyre u lartësua Kosova”, thuhet në njoftimin e FXhK-së.

Ekspozita “Përpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës” është kuruar nga Berat Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë…