Të premten Kuvendi mban dy seanca

03 gusht 2021 | 15:55

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e grupit i parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dijes se të premten do të mbahen dy seanca, ku në njerën prej tyre do të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat nuk janë duke kaluar në mungesë të kuorumit.

Se a ka pozita mbështetjen e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, Kusari-Lila ka thënë se do të zhvillojnë takim koordinues me shefat e grupeve parlamentare që marrëveshjet të marrin mbështetjen.

“Të premten kemi dy seanca. Seanca e parë në është orën 11:00 ku do të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, përderisa pas përmbylljes së seancës me vazhdimin e pikave do të fillojmë me një seancë të re  do të ketë në agjendë edhe shqyrtimin e dy projektligjeve të reja. Kryesia e Kuvendit ka marr materialin nga qeveria për miratim të anëtarëve për Bordin e AKP-së dhe pas miratimit funksional që mbahet nesër do të jetë pikë e rendit të ditës më 6 gusht”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në partneritet me…