Të premten manifestimi ‘Laureatët e vitit 2019’

18 dhjetor 2019 | 16:44

Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë manifestimin e saj të përvitshëm “Laureatët 2019” këtë të premte (më 20 dhjetor) në hotel “Emerald” në orën 17:00.

Edhe sivjet në këtë gala mbrëmje tradicionale do të jenë të ftuar mysafirë të shumtë, kurse si zakonisht do të përmblidhen të arriturat e vitit si dhe do të bëhet përzgjedhja e më të mirëve.

“Komisioni i caktuar nga KE i FFK-së tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë manifestim, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Të rikujtojmë se vitin e kaluar epiteti i futbollistit më të mirë të vitit i takoi Arbër Zenelit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19.12.2019 Njoftime për punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit…