Nesër mbahet debati i deputetëve me qytetarë të Prishtinës
13 qershor 2019
| 17:18
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin Ditët e Kuvendit 2019, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të komunave të ndryshme që nëpërmjet takimeve publike me deputetë, të adresojnë shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
“Takimi i radhës do të mbahet në Prishtinë, të premten, më 14 qershor 2019, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në orën 14:00”, është bërë me dije në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët Blerta Deliu-Kodra (PDK), Fitore Pacolli (LV), Teuta Haxhiu (AAK), Dardan Sejdiu (PSD) dhe Haxhi Shala (Nisma), do të përgjigjen në pyetjet e qytetarëve.
/Epoka e re/