Të premten mbahet mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të premten të mbahet seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kjo mbledhje është vendosur që seanca të mbahet më 20 dhjetor në ora 10:00.
“U njoftuam për takimin dhe u mor vendimi që seanca të mbahet më 20 dhjetor në ora 10:00. Adresim do të kenë dy kryetarët e Kuvendit, kryeministrat dhe kryetarët e grupeve parlamentare. Ka qenë e nevojshme mbajtja e seancës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe këtu ka pasur zotim nga shefat e grupeve parlamentare për pjesëmarrje por që në seancë nuk kanë marr pjesë deputetët në seancë”.
“Nga Kuvendi i Shqipërisë të pranishëm do të jenë 60 deputetë për shkak të kushteve të pamjaftueshme dhe i takon Kuvendit të Kosovës që ta bëjë përgatitjen sipas aspektit logjistik dhe do të përdorën e hapësira tjera. Do të mundohemi që t’i krijojmë kushtet”, ka thënë Kusari-Lila. /EO