Të premten mbahet seancë e jashtëzakonshme për çështjen e homologimit
26 qershor 2019
| 16:00
Kuvendi i Republikës së Kosovës të premten do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për ndërprerjen e monopolit në homologim.
Lajmin e ka bërë me dije deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
“Me kërkesë të opozitës të premten mbahet seanca e jashtëzakonshme për ndërprerjen e monopolit në homologia”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/