
Të premten mbahet takimi i deputetëve me qytetarët e Drenasit
15 nëntor 2018
| 16:32
Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, nesër (e premte) do të mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Komunës së Drenasit.
Takimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Drenas, duke filluar nga ora 14:00.
Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Drenasit do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Armend Zemaj, Sala Berisha-Shala, Xhelal Sveçla , Teuta Haxhiu dhe Shqipe Pantina.
/Epoka e re/