Të premten mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Suharekës
29 nëntor 2018
| 15:53
Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit” të premten (më 30 nëntor) mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Suharekës.
Takimi mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë dhe fillon në orën 14:00.
Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Suharekës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Driton Selmanaj, Luljeta Veselaj-Gutaj, Salih Zyba, Blerim Kuçi dhe Albulena Balaj-Halimaj.
/Epoka e re/