Të premten ndeshja e barazhit Trepça ’89 – Dukagjini

24 maj 2021 | 18:20

Ndeshja e barazhit ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dukagjinit do të zhvillohet të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në orën 16:00.

Kjo ndeshje do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë pjesë e Superligës në edicionin e ardhshëm.

Skuadra e Dukagjinit e mbylli edicionin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, kurse më pas e fitoi ndeshjen e barazhit të kësaj lige ndaj Flamurtarit, duke e fituar të drejtën që rikthimin në elitë ta kërkojë nëpërmjet ndeshjes së barazhit me skuadrën që kampionatin në Superligë e mbylli në pozitën e 8-të. Në këtë pozitë, pas ndeshjeve të javës së fundit të elitës, përfundoi Trepça ’89.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti…