Të premten promovohet libri më i ri i shkrimtarit Fahredin Shehu
18 nëntor 2019
| 12:28
Shkrimtari i njohur nga Kosova, Fahredin Shehu, më 22 nëntor do ta bëjë promovimin e librit “Palankin”, i cili mban përmbledhje të poezive.
Promovimi i këtij libri do të bëhet në Galerinë Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.
Shkrimtari Shehu ka një krijimtari të bujshme letrare. Veprat e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë të huaja.
Fahredin Shehu është themelues edhe drejtor ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, i cili organizohet tash e disa vite në Komunën e Rahovecit.
/Epoka e re/