Të premten protestë e re kundër shtrenjtimit të rrymës

07 prill 2025 | 11:09

Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe këtë të premte n ë orën 12.00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka njoftuar grupi “Asnjë cent më shumë”.

Vazhdimi i protestës u paralajmërua edhe në fund të protestës së parë që u mbajt të shtunën, ku qindra qytetarë morën pjesë.

“Protesta e parë ishte e madhe – të premten e bëjmë edhe më të madhe! ZRrE-ja pritet të marrë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Rritja e çmimit të energjisë nuk është vetëm një faturë më shumë, ajo do të pasohet me rritje të çmimeve të ushqimeve, produkteve bazë, shërbimeve dhe kostos së jetesës në përgjithësi. Qytetarët nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë për një krizë që nuk e kanë shkaktuar! Kërkesa jonë është e vetme dhe e qartë: pezullimi i vendimit për rritjen e çmimit të energjisë. Ftojeni një mik, një të afërm, një familjar, të gjithë së bashku në shesh! Sepse vetëm bashkë mund ta ndalim këtë padrejtësi. Heshtja sot, kushton nesër”, është thënë në njoftimin për protestë kundër shtrenjtimit të rrymës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…