Të premten, seanca për Buxhetin
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish të premten ku në rend dite do të jetë edhe Buxhetin për vitin 2019.
Në këtë seancë do të diskutohen edhe pikat e mbetura nga seance e jashtëzakonshme, ku edhe pritet të votohet Propozim-rezoluta për dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme.
Ky është rendi i ditës:
I. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 22 nëntor 2018:
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018:
1. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
10. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
11. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
12. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
13. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
15. Votimi për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
16. Votimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
17. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
18. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
19. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
20. Votimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
21. Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
22. Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së.
III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 23 nëntor 2018:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
4. Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,
5. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,
6. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
7. Votimi në parim i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
8. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
10. Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
IV. Pika e papërfunduar nga Seanca e jashtëzakonshme, mbajtur më 4 dhjetor 2018:
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.
V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 6 dhe 7 dhjetor 2018:
1. Votimi në parim i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,
2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,
3. Votimi në parim i Projektligjit për produktet biocide,
4. Votimi në parim i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
6. Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
7. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
8. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
9. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-136 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag për Projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës.