Të premten shitën fidane në Krushë, dy tregtarët nga Malisheva dalin pozitiv me koronavirus
06 prill 2020
| 12:15
Dy tregtar nga Komuna e Malishevës ditën e premte kanë shitur fidane në fshatin Krushë e Madhe.
Mirëpo, këta të dy kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kryetari i Krushë së Madhe, Selami Hoti, iu ka bërë thirrje banorëve që kanë blerë tek këta persona, apo kanë pasur kontakt që të drejtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe të vetizolohen.
https://www.facebook.com/selami.hoti.98/posts/2671965776264049