Të premten, “Skënderbeu” i Xhevat Limanit ateron në Universitetin AAB
14 nëntor 2018
| 23:52
Me rastin e vitit të Skënderbeut, në një produksion të veçantë vjen monodrama dedikuar figurës legjendare në vitin e tij. Spektatorëve në kryeqytet u vjen kjo shfaqje për herë të parë, realizuar në mënyrë brilante nga mjeshtri i skenës teatrale Xhevat Limani.
E veçanta e monodramës është dhe paraqitja e dy solokëngëtareve të shkollës së Tiranës, sopranos Era Hoxha dhe mezzosopranos Besiana Mehmedi.
Në një kombinim perfekt do të vinë për të emocionuar publikun i cili do mund ta ndjekë me datën 16 nëntor, e premte, me fillim në orën 18:00 në teatrin “Faruk Begolli” në Universitetin AAB në Prishtinë.
Hyrja është e lirë si dëshirë që të gjithë artdashësit të mund ta ndjekin këtë shfaqje.