Të premten zhvillohet ndeshja e barazhit në mes të Dukagjinit dhe Flamurtarit

17 maj 2021 | 18:00

Dukagjini dhe Flamurtari do të ndeshen në kuadër të barazhit të Ligës së Parë. Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga ora 15:00.

Fituesi i kësaj përballje më pas do të luajë ndeshjen e barazhit për hyrje në Superligën e Kosovës, me skuadrën e cila në fund të kampionatit do të renditet në pozitën e tetë. Në rast të fitores ndaj kësaj skuadre, atëherë Dukagjini apo Flamurtari do të luajnë në Superligë në sezonin e ardhshëm.

Ulpiana dhe Malisheva kanë siguruar kualifikimin nga Liga e Parë në Superligë pa barazh. Në anën tjetër, vendi i tetë në Superligë mbahet nga Arbëria, por që ka edhe një ndeshje për t’u zhvilluar dhe vetëm një pikë më larg janë Drenica, Feronikeli dhe Llapi të cilat rrezikojnë të bien në pozitën e tetë.

Xhiroja e fundit e Superligës do të jetë përcaktuese për këto skuadra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e…