“Të qenurit i suksesshëm”, biznesmeni Shkëlzen Jusaj vjen në “Guest Speaker” të Kolegjit AAB
Shkëlzen Jusaj drejtor i Petrol Company, me një ligjëratë gjatë muajit “Guest Speaker” të Kolegjit AAB, ka folur në lidhje me temën “Të qenurit i suksesshëm”.
Jusaj, tregoi praktikat dhe hapat që ai ka ndjekur gjatë karrierës së tij, për të arritur suksese dhe rezultatet që gëzon tani.
Ai për studentët e Kolegjit AAB, tha se janë disa pika kryesore që duhet zbatuar për të realizuar ëndrrat e tyre, ato janë: edukimi, përvoja, përkushtimi dhe disiplina.
Për secilën nga këto Jusaj foli në detaje. Studentët kërkuan të dinë se si kanë ndikuar faza e pandemisë dhe inflacionit në biznesin që Jusaj drejton, pastaj vështirësitë në rrugëtimin e tij dhe nëse mendon se ka arritur synimet deri tani.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të lëndës “Menaxhment”, nga profesori i Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Agron Mustafa.