Te Red Bull tremben nga klauzolat e Verstappenit, kampioni i botës mund t’i bashkohet Mercedesit

17 prill 2025 | 13:46

E ardhmja e Max Verstappen te Red Bull, edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2027, mund të ndërpritet në fund të këtij sezoni. Kjo gjë mund të ndodhë për shkak të një klauzole që 4 herë kampioni i botës në Formula 1 ka me makinën austriake.

Në fakt, në kontratë ka disa klauzola, por një e tillë në favor të pilotit mund të bëjë që ai të shkojë në një skuadër tjetër. Kështu, është zbuluar se në rast se Verstappen renditet i katërti në korrik, ai mund të nisë negociatat me skuadrat e tjera.

Sipas “F1 Insider”, mësohet se “klani Verstappen” është gati të negociojë me Mercedesin, por me kusht që të jetë makina gjermane ajo që duhet të bëjë lëvizjen e parë. Pra, është në dorën e “Shigjetave të Argjendta” për të demonstruar se sa e rëndësishme do të ishte për ta që të punësonin Verstappen.

Një tjetër skuadër e interesuar duket se është Aston Martin, ku këtë vit po punon Adrien Newey, njeriu që bëri Red Bull një makinë të pathyeshme gjatë tri viteve që Verstappen u shpall kampion bote për pilotë. Gjithçka do të varet nga pozicioni që do të ketë në renditje piloti holandez në korrik kur dhe nisin pushimet verore. Aktualisht Verstappen është i treti me 69 pikë pas dy pilotëve të McLaren dhe vetëm 6 pikë më shumë se Russell (i katërti).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës, ka…