![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/5D73C460-703C-4ECA-8BAE-4AA55981E331.jpeg)
Të reshurat e shiut shkaktojnë përmbytje në Pejë
25 gusht 2019
| 23:59
Të reshurat e mëdha të shiut i kanë mbushur me ujë rrugët e Pejës.
“Klan Kosova” mëson se disa rrugë janë përmbytur nga uji, kështu duke e vështirësuar lëvizjen e qytetarëve.
Të reshurat e shiut janë përcjellë edhe me shtrëngata dhe rrufe që kanë goditur në pjesë të ndryshme të qytetit.