Të rihapet Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës

18 maj 2019 | 08:34

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka kërkuar rihapjen e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës të cilin e ka drejtuar më herët.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se vetëm një institut shkencor mund ta bëjë mbledhjen e fakteve të luftës dhe jo një komision shtetëror.

Ai e ka mbështetur iniciativën e kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e tribunalit ndërkombëtar për krimet serbe, duke thënë se një gjë e tillë është e mundshme.

Sipas tij, kjo arrihet duke u dëshmuar kancelarive të botës prova të forta për krime.

Megjithatë, Salihu ka treguar se, nëse nuk arrihet themelimi i këtij tribunali, atëherë gjykatat tona duhet t’i dënojnë krimet e luftës.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fatmire…