Të rinjtë amerikanë e harruan koronavirusin, tash po bëjnë qejf

26 maj 2020 | 08:12

Edhe pse ShBA-ja është vatra më e madhe e koronavirusit në botë, të rinjve duket se nuk u intereson ky fakt, por vijojnë pa shqetësim festat e tyre të shthurura, dikush të beqarisë, dikush tjetër të martesës!

Të rinjtë amerikanë janë parë duke “pushtuar” baret pranë plazheve në Missouri, duke mos respektuar distancimin fizik dhe pirë jo pak alkool. Pikërisht kjo tablo ka bërë që autoritetet të shqetësohen dhe të të frikësohen se mos këta skenarë janë një burim i mundshëm infektimi me Covid-19.

Megjithëse e pranishme në festë, Jodi Kins u shpreh e shqetësuar për atë çka ndodhi atje, madje e cilësoi si një mjedis shumë të pakujdesshëm.

“Kur shkuam në festë fjalët e mia të para ishin: o Zot, çfarë është kjo? Distancimi fizik nuk ekzistonte. Megjithatë, të gjithë dukeshin sikur po e shijonin këtë gjë. Ishte një mjedis shumë i pakujdesshëm”, tha Jodi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra qytetarë nga mbarë vendi, por edhe nga troje të…