Të rinjtë britanik braktisin televizorin, sytë nga telefoni
Të rinjtë në Britaninë e Madhe po i braktisin thuajse krejtësisht lajmet televizive.
Sipas rregullatorit vendas të komunikimit, “Ofcom”, gjysma e Britanisë së Madhe sot lajmet i merr nga mediet sociale.
Llogaritet se personat e moshës 65 vjeç e lart, shohin mesatarisht 33 minuta lajmeve televizive në ditë, por për të rinjtë nga 16 deri në 24 vjeç, është thënë se nuk shohin më shumë se dy minuta në ditë lajme të tilla.
Studimi i “Ofcom”-it ka treguar se njerëzit janë gjithmonë e më të pritur të hyjnë në argument “online” rreth lajmeve.
Të dhënat kanë bërë me dije se të rriturit në Britani informohen në mënyre më aktive nga mediet sociale, hyjnë në lajme të përbashkëta të ndara nga miqtë apo të njohurit e i ndjekin zhvillimet përmes “Facebook”-ut ose “Twitter”-it.
Kjo kategori ka dhe gjasat më të mëdha të bëjë komente në postimet e reja që shikon. Burimi më më popullor i lajmeve në Britani mbetet “BBC One”, e konsultuar nga 58 për qind e publikut, ndjekur nga “ITV” në vend të dytë me 40 për qind dhe “Facebook” në 35 për qind.
Shtimi i numrit të njerëzve që po kthehen nga mediet sociale për lajme është nxitur ndjeshëm nga popullariteti në rritje i “WhatsApp” dhe “Instagram” si burime informacioni.