Të rinjtë e AAK-së me aksion simbolik për mbrojtjen e taksës kundër Serbisë

24 shkurt 2020 | 12:35

Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur aksion simbolik kundër heqjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Naim Ramizi, njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti, ka thënë se reciprociteti është kamuflim dhe sa për t’i mashtruar qytetarët.

“Aksioni në fjalë ka të bëjë me proklamimin e heqjes së taksë dhe që po proklamohet nga qeveria Kurti dhe ky aksion është kërkesë e AAK-së që taksa të mos hiqet pa njohje. Sfilata në sheshin e Prishtinë, Kurti po tenton të tërheq vëmendjen nga ajo se çka po ndodh në të vërtetë dhe flirtet e tij me Serbinë. Ne dëshirojmë të përçojmë një mesazh që AAK-ja po kundërshton heqjen e taksës dhe kjo është vetëm fillimi që ne kundërshtojmë heqjen e taksës dhe do të kërkojmë të mbetet në fuqi. Reciprociteti është kamufllim për t’i hedhur hi syve të popullit sepse jemi të bindur që nuk ka reciprocitet me Serbinë dhe ne do të marrim të gjitha masat demokratike”, ka thënë Ramizi.

Ndërsa për gjuajtjen e zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti me vezë , ai ka thënë se janë aksione politike dhe ato janë mësuar nga Vetëvendosje.

Më tutje, Driton Bardheci, kryetar i të rinjve të AAK-së, ka thënë se Kurtit ia bëjnë me dije që mos ta instalojë frymën e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë.

“Mos të kthejë Serbinë në Kosovë dhe ndoshta e ka marr malli për prodhime të Serbisë, por ne sot ia kemi sjellë një ‘Plazma’. Taksa i sjelli shumë produkt vendin tonë dhe shumë cilësi”, ka thënë Bardheci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti i Yamahas, Valentino Rossi, është shprehur i kënaqur me…