Të rinjtë e Gjilanit aftësohen për ndikim social
01 mars 2020
| 16:45
Në Gjilan është hapur punëtoria treditore për ndikim social-Upshift, në të cilën do të marrin pjesë dhjetë grupe të nxënësve të klasave të dhjeta.
Pasi e ka shpallur të hapur këtë punëtori, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deniza Limani, ka falënderuar “IPKO Foundatin” dhe UNICEF-in për bashkëpunimin me këtë komunë.
Ajo ka thënë se së bashku me partnerët përmes këtij programi, shumë të rinj do të aftësohen dhe po iu jepet mundësia që të japin ide dhe, në të njëjtën kohë, të ndërmarrin hapa konkret në çështje të ndryshme.