
Të rinjtë e moshës 20, 21 dhe 23 vjeç janë viktimat e aksidentit në Duhël
16 mars 2019
| 15:31
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Duhël të Suharekës ku mbetën të vdekur tre të rinj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka treguar identitetin e viktimave të përfshira në aksident.
“Viktimat janë: Q.H 1996, I.R 1998 dhe J. T 1999. Tre të rinjtë janë nga rajoni i Prishtinës”, ka thënë Gashi për “klankosova.tv”.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture të tipit “Golf 7”.
Shoferi i kamionit është duke u trajtuar në spital me urdhër të Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitët policore dhe ato të emergjencës.