Të rinjtë e pasur nuk kursehen as në kohë pandemie
17 dhjetor 2020| 13:41
Për shumicën prej nesh Krishtlindja e këtij viti do të jetë paksa ndryshe nga vitet e tjera, e kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Por nuk është e njëjta gjë për “Fëmijët e pasur të “Instgram”-it, të cilët do festojnë po njësoj dhe nuk do kursehen aspak në dhuratat e tyre.
Pavarësisht se popullsia në gjithë botën po feston ndryshe, këta të rinj duket se po shijojnë një dhjetor vezullues. “The Sun” ka publikuar fotografi të tyre, ku ata shihen teksa qëndrojnë në resorte me pesë yje, shijojnë darka marramendëse, veshje firmato dhe makina nga modelet më të çmendura.