Të rinjtë e Prizrenit, pa dallim janë bashkuar në përkrahje të Shaqir Totajt për të ndryshuar qeverisjen në këtë komunë
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku ka takuar të rinjtë e lagjes Bajram Curri, të cilët janë mobilizuar për fitoren e Shaqir Totajt më 14 nëntor.
Krasniqi në një postim në Facebook thotë se të rinjtë e Prizrenit po bashkohen pa dallime politike, për të ndryshuar qeverisjen në kryeqytetin tonë kulturor e historik.
“Rinia është top prioritet në programin e Partisë Demokratike të Kosovës për Prizrenin dhe kryetari Totaj është zotuar për përkrahje maksimale të të gjithëve, pa dallim, duke krijuar perspektivë e mundësi të reja për një jetë më cilësore në këtë qytet. Të rinjtë duan ndryshime pozitive në komunën e tyre dhe janë mobilizuar për t’i bërë ato të mundura duke e votuar Shaqir Totajn, fitorja e të cilit do të jetë garancë e këtyre ndryshimeve.”, shkruan ai.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=411761580322578&id=100044662171388&sfnsn=mo