![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/26822264-8188543-Families_and_bikini_clad_revellers_were_out_in_full_force_on_Man-a-139_1586058844859.jpg)
Të rinjtë injorojnë masat, ndërhyn policia
05 prill 2020
| 12:29
Të rinjtë në Sydney nuk i kanë marrë parasysh masat e vëna nga qeveria për parandalimin e koronavirusit.
Ata kanë vijuar të vizitojnë vendet publike dhe të shijojnë diellin dhe detin.
Sjellja e tyre ka detyruar policinë të mbyllë plazhin “Manly Beach”.
Deri më tani, Australia numëron 5688 të infektuar dhe 34 humbje jetësh. /tvklan.al/