Të rinjtë në Kosovë shprehin interesim për të marrë vaksinën anti-Covid
22 korrik 2021
| 08:29
Për vetëm pesë ditë në Kosovë afër 5000 të rinj nga 18 deri në 20 vjeç janë vaksinuar me vaksinat anti-Covid.
Disa prej tyre kanë treguar se zgjedhin të imunizohen në mënyrë që ta ruajnë shëndetin e familjarëve më në moshë, e disa të tjerë për të udhëtuar jashtë vendit.
Por, ndryshe nga grup moshat e tjera të cilët zgjidhnin llojin e vaksinës, të rinjtë këtë nuk e shohin si problem.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ka pasur fluks të të rinjve që kanë lënë termin për vaksinim.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë paraqitur pesë raste të reja me Covid-19.
Për ta shmangur një valë të re, ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen para vjeshtës.
? Video
https://youtu.be/urlMNdazzGw?t=72